Rruga e Adrianopolit, e shkatërruar

02/12/2011 00:00

Rruga turistike që të con në drejtim të njërën prej zonave më të rëndësishme arkeologjikë në Luginën e Drinosit është plotësisht e rrënuar.

Përgjegjësinë për këtë gjendje të rrugës nuk e merr përsipër asnjë institucion lokal apo qëndror. Të gjitha institucionet përfshi këtu Komunën e Dropullit të Poshtëm , Drejtorinë e Monumenteve dhe Drejtorinë e Rrugëve Rurale pretendojnë se rruga nuk është nën juridiksionin e tyre.

Në këtë zonë janë kryer gërmime për 5 vjet rresht, investim që ka kushtuar mijëra euro. Aktualisht vizitorët e kanë të pamundur ta vizitojne për shkak të mungesës së rrugës.

Gjatë stinës së dimrit situata përkeqësohet edhe më shumë, gropat thellohen prej shirave ndërsa këmbësorët e kanë shumë të vështirë prej baltës që mbulon të gjithë gjatësinë e saj më pak se 1 km.

Gjendjes kritike të infrastrukturës i shtohet dhe mungesa e sinjalistikës informuese duke bërë që interesi i vizitorëve të bjerë me kalimin e kohës.

Top Channel