Vdekja e volejbollistit, reagon Drejtoria e Spitalit

17/11/2011 00:00

Arrestimi i dy mjekëve të spitalit rajonal të Durrësit ka tronditur një
pjesë të mirë të stafit spitalor, ndërkohë që hetimi i brendshëm për
vdekjen e volejbollistit 24-vjecar nuk është kryer.

Arrestimi i kirurgut Dalip Cela dhe reanimatorit Nuri Qyra nuk eshte bere ne ambientet spitalore, por mjeket i tremben impaktit negativ qe mund te sjelle ne opinion ky arrestim. Nendrejtori i ketij spitali Shaban Dedej deklaron se dy mjeket mund te ndiqeshin ne gjendje te lire, nderkohe qe hetimet ndaj tyre per mjekim te pakujdesshem vazhdonin.

Kartela klinike e viktimes eshte sekuestruar menjehere pas vdekjes. Grupi hetimor nuk e ka perfshire ne hetimet e ceshtjes asnje nga drejtuesit e spitalit, te cilet nuk jane njohur as me rezultatet e ekspertizes mjeko-ligjore, nderkohe qe nuk ka nje deklarate zyrtare te ketij spitali lidhur me arrestimin e dy mjekeve te tij.

Juxhin Guza nderroi jete ne spitalin e Durresit, pasi u sulmua nga persona ende te panjohur prane pallatit ku banonte, ne lagjen 5 te Durresit. Hemorragjia e brendshme solli crregullime te organeve jetesore te 24 vjecarit, ndersa dy mjeket qe kryen nderhyrjen naten e 13 shtatorit u arrestuan mbi bazen e vendimeve gjyqesore te dhena nje dite me pare nga Gjykata e Durresit me kerkese te Prokurorise per mjekim te pakujdeshem, veper penale kjo qe denohet nga gjobe deri ne 5 vjet heqje lirie.

Top Channel