Lezhë, aksidentet, dy viktima

17/11/2011 00:00

Dy aksidente pothuajse në të njëjtën kohë por në vende e ndryshme u kanë marrë jetën dy personave, një 40 vjecari dhe një fëmije 14 vjecar.

Rasti i parë është regjistruar në superstradën Lezhë-Tiranë, tek kryqezimi i Rriles, vetëm 1 km larg.

Një mjet tip furgon ka përplasur një fëmijë 14-vjecar me inicialet N.D, i cili ishte në afërsi të shtëpisë së tij dhe po lëvizte me një bicikletë.

Pas përplasjes drejtuesi i mjetit ka tentuar t’i japë ndihmën e parë fëmijës duke e cuar me shpejtësi në spitalin rajonal, por që ka qenë e pamundur që ai të mbijetojë.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e policisë për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Gjithashtu, mësohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit. Policia po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Pak minuta pas këtij aksidenti ndodhi një tjetër. Rënia në një kanal në anë të rrugës i ka kushtuar jetën 40-vjecarit Simon Nikolli.

Viktima ka qenë duke lëvizur në aksin Superstradë-Ishull Shëngjin dhe mjeti i tij ka rënë në kanalin në anë të rrugës.

Kanali ka pasur shumë ujë dhe si pasojë e bllokimit dhe thithjes së ujit 40-vjecari ka gjetur vdekjen.

Në mjetin tip BM? në të cilin Nikolli ishte drejtues, kanë qenë edhe dy pasagjerë të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar

Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur të enjten paradite  pranë fshatit Rrajcë të Librazhdit, ku një makinë përfundoi jashtë rruge si pasojë e shkeljes së normave të qarkullimit rrugor.

Në aksident humbi jetën Festim Bogdani 37 vjec, ndërsa të plagosur mbetën Avni, Besim dhe Vedat Bogdani, përkatësisht 50, 25 dhe 35 vjec. Të lënduarit janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Ndërkohë një tjetër  person ka mbetur i plagosur në orët e para të së enjtes në superstraden Fushe-Krujë-Mamurras. Një automjet tip Volksvagen ka përplasur një kalimtar, i cili po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Martin Dobrozi ishte duke kaluar rrugën në momentin kur u përlas nga automjeti i cili po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në vendin e ngjarjes menjëhërë mbërritën uniformat blu të cilat bënë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit dhe sjelljen e të plagosurit në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sipas informacioneve nga ky spital i plagosuri është në gjendje kritike për jetën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel