ACR nuk nis ende punën

08/11/2011 00:00

Minatoret e Bulqizës që punojnë ende nuk kanë nisur punë. Ata punuan
vetëm pak orë pas aksidentit tragjik që i mori jetën një minatori dhe
plagosi 8 të tjerë, e më pas puna u ndërpre.

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave po vazhdon kontrollet në galeri për të parë kushtet e sigurisë në to.
Ndërkohë minatorët përveçse pagës së 13-të dhe 22 ditëve të llogaritura si leje e zakonshme, sipas marrveshjes së nënshkruar me ACR-në, nuk kanë mundur të marrin qoftë edhe një pagë të vetme prej më shumë se 4 muajsh që dhe kur nisën protestat në këtë minierë.

Prokuroria ende nuk ka gjetur shkaqet e aksidentit qe ndodhi ne miniere. Ne nje mbledhje ku merrnin pjese drejtuesit e sindikates Kol Nikolla dhe Taf Koleci eshte bere shkarkimi kryetarit te sindikates se minieres Dilaver Perkoxha dhe ne vend te tij eshte zgjedhur Kujtim Alliu. Ky ndryshim eshte shoqeruar me replika te forta dhe akuza reciproke.

RISHM në minierë

Inspektorët e Repartit të Inspektim Shpetim Minierave u futën në galeritë e minierës së kromit për të inspektuar të gjitha frontet e niveleve të minierës dhe për të nxjerrë një raport teknik që do të vendosë për rifillimin ose jo të punës në minierë.

Prokurorët që po hetojnë shpërthimin në minierën e Bulqizës kanë marrë dëshmitë e të plagosurve.

Nga shperthimi i gazit te hidrogjenit ne minierën e Bulqizes mbeti i vrare nje minator dhe tete te tjere u plagosen. I takon Prokurorisë të japë versionin përfundimtar mbi shkaqet dhe shkaktarët e tragjedisë në Bulqizë, por deri më sot RISHM-i, në bazë të kompetencave që i jep ligji, ka marrë masat administrative maksimale për firmën koncesionare “ACR” dhe drejtuesit më të lartë të minierës.

Drejtori i RISHM-it konfirmoi se miniera e Bulqizës do të rehabilitohet sipas një projekti të ri ku mendohet të punohet deri në nivelin e 23. Ekspertët e RISHM gjykojnë se në aksident ka ndikuar dhe mbyllja e minierës si pasojë e grevës një mujore të minatorëve.

Kompania ACR ndërkohë pas aksidentit në gaeri ka shkarkuar shefin e brigadës së ajrimit të minierës, i është dhënë paralajmërim për pushim nga puna përgjegjësit të nivelit 16 dhe është shkarkuar brigadieri i këtij niveli.

 

Top Channel