Karta identiteti false, tre raste në Korcë

27/10/2011 00:00

Prokuroria e Korcës ka nisur procedimin penal për një 34 -vjecare, e
cila ka aplikuar dy herë për marrjen e kartës së identitetit dhe
pasaportës biometrike, duke përdorur identitete të ndryshme.

Sipas policise se qytetit juglindor 34-vjecarja M.Xhambazi ka aplikuar per marrjen e ketyre dokumentave edhe ne emer te nje familjares se saj, e cila ndodhej ne shtetin grek dhe nuk kishte mundesine e paraqitjes per te aplikuar per marrjen e kartes se identitetit dhe pasaportes biometrike. Rasti eshte zbuluar pasi me hedhjen ne sistem te te dhenave eshte vene re nje perplasje mes gjeneraliteteve te ndryshme dhe shenjave te gishtave te cilat kane rezultuar te te njejtit person.

Por sipas te dhenave ky nuk eshte i vetmi rast i aplikimit te dyfishte ne emer te personave te cilet ndodhen jashte shtetit pasi vetem dy dite me pare Prokuroria e Korces ka nisur procedimin penal per dy persona, te cilet kane aplikuar dy here per karta identiteti, me identitete te ndryshme.

Sipas te dhenave dy te rinjte Brisian Laloti 21 vjec , nga qyteti i Korces dhe Seran Bace 28 vjec nga fshati Biranj kane aplikuar fillimisht per te marre kartat e identitetit perkatese dhe me tej i jane drejtuar zyrave te aplikimit edhe ne emer te familjareve te tyre te cilet ndodheshin larg. Sipas policise per keta dy persona ka nisur edhe procedimi penal ne gjendje te lire per vepren penale te “Falsifikimi i leternjoftimeve,pasaportave ose i vizave”. Nje rast i ngjashem eshte zbuluar edhe ne 15 tetor ku nje 21-vjecare ka aplikuar fillimisht me te dhenat e motres se saj dhe me tej me gjenarlitetet e sakta per te marre keto dokumenta.

Top Channel