Korçë, dënohen tre përdhunuesit e 15-vjeçares

25/10/2011 18:20

Gjykata e Korçës shpalli pasditen e së martës dënimin për tre përdhunuesit e një 15-vjeçareje në fshatin Starovë të komunës Buçimas, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë.

Kushëriri i minorenes me inicialet A.J, Erand Berberi, u dënua me pesë vjet heqje lirie për pjesëmarrjen e tij në veprën penale, dënim i reduktuar për shkak se në momentin e kryerjes së krimit ai ishte gjithashtu minoren.

Dy të rinjtë e tjerë, 24-vjeçari Ervis Dushi dhe 23-vjeçari Daniel Çekiçi, u dënuan me nga dhjetë vjet burgim secili. Pas ngjarjes, e reja denoncoi kushëririn e saj në policinë e Pogradecit dhe ishte ai që identifikoi dy bashkëpunëtorët e tjerë.

Top Channel