Itali, ekzekutohet emigranti shqiptar

24/10/2011 00:00

Një vrasje misterioze ka tronditur qytetin e Pratos, pranë Firences, në
Itali. Shtetasi shqiptar Alban Deliu, 27 vjec është gjetur i pajetë në
një lulishte dhe ekspertiza vërtetoi se vdekja i ka ardhur nga një plumb
pas qafe, që nga hetuesit interpretohet si një ekzekutim i vërtetë.

I riu shqiptar jetonte prej 20 vjetesh me familjen ne Itali ku punonte si hidraulik. Baba i nje femije te vogel, ai ishte i apasionuar pas simulacioneve te betejave dhe armeve. Dhe kur eshte gjetur pa jete, kishte ne trup nje veshje ushtarake.

Nena e viktimes ka treguar se i biri kishte qene per darke ne shtepine e te motres, personi i fundit qe ka pare gjalle Albanin rreth ores 23 te dites se shtune. Ne fakt disa persona me banim prane vendit te vrasjes, kane deshmuar se u eshte dukur se kane degjuar nje si shperthim kapsollash rreth mesantes.

Hetuesit nuk kane dhene asnje hipoteze, por kane deklaruar se do te ndiqen te gjitha pistat. Ata kane deklaruar se pasioni i viktimes per luften, veshtire se mund te kete lidhje me vrasjen e tij. Ngjarja behet akoma me e erret pasi specialistet bene te ditur se ne vendngjarje nuk eshte gjetur asnjë gjurme gjaku.

Top Channel