
Në zonën e Ujit të Ftohte në Vlorë kanë nisur punimet për zgjerimin e
tunelit të njohur të kësaj zonë ku kalon rruga që lidh bregdetin me
pjesen tjetër të vendit.
Kjo rruge e perdorshme me vetem nje kalim aktualisht eshte kthyer problematike ne rendimin e trafikut vecanerisht gjate sezonit veror. Investimi prej 75 milione lekesh i qeverise do te zgjeroje kete tunel me dy koresi duke synuar lehtesimin e levizjes se mjeteve. Punimet sipas kontrates perfundojne ne muajin maj te vitit 2012.
Tuneli, aq i njohur eshte ndertuar gjate Luftes se Pare Boterore nga xhenieret e ushtrise austriake dhe me pas asaj italiane. Ne afro nje shekull te egzistences se tij tuneli ka pesuar vetem disa meremetime te vogla, ndersa ky eshte investimi pare qe e zgjeron ate.
Top Channel