Vritet me sende të forta 65-vjecari

15/10/2011 21:55

Një 65-vjecar ka gjetur vdekjen në Mallakastër pasi është goditur disa herë me mjete të forta në kokë.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ngjeqan. Viktima është identifikuar si shtetasi Ahet Feleqi.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga ekspertiza ka konstatuar se 65-vjecari ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka marrë goditjet.

Për momentin nuk dihet autori ose autorët e mundshëm, por agjentët e anti-krimit dyshojnë për një grabitje ose një krim me motive familjare duke parë metodën e ekzekutimit.


Vrasjet me sfond familjar
kanë qenë të pranishme ditët e fundit në vend. Rreth një javë më parë një 16-vjecar qëlloi me armë gjahu të atin në Shëngjergj të Tiranës. Ndërsa dy ditë para kësaj ngjarjeje, një 72-vjecar qëlloi për vdekje me sëpatë të birin.

Në paraqitjet në organet gjyqësore, adoleshenti tha se e kishte qëlluar të atin gabimisht, ndërsa 72-vjecari tha se kishte qenë në gjendje të dehur dhe se nuk e mbante mend ngjarjen.

Top Channel