Aksident në Thumanë, 2 persona humbin jetën

10/10/2011 09:15

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se henes, rreth orës 01:26, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Një automjet është përplasur me një ndërtesë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy personave që ndodheshin në automjet, Armendo Dervishi 25 vjeç dhe Enver Veseli 32 vjeç. Dy persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë plagosur.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Aksidenti ndodhi për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit nga shpejtësia e madhe e lëvizjes.

Top Channel