Dy aksidente, një i vdekur, një i plagosur

27/09/2011 21:50

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ku një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Ilir Batingu, 53 vjeç, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një mjet tip fuoristradë.

Policia shoqëroi shtetasin Arben Selmani, 49 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit.

Ndërkohë në një tjetër aksident në fshatin Arapaj, është plagosur një tjetër kalimtar, Zenel Gervali, 42 vjeç, i cili gjendet në spital.

Top Channel