Zemra, sëmundja e mirëqënies

24/09/2011 00:00

Mjekë të njohur shqiptarë u kërkojnë qytetarëve të përmirësojnë mënyrën e
jetesës dhe të ushqyerit, të cilat ndonëse ecin paralel me modernizimin
e shoqërisë, shkojnë në kah të kundërt përsa i përket shëndetit.

Profesor Artan Goda, shef i pavionit te Kardiologjise tregon se tashme semundjet kardiake prekin jo me vetem persona ne moshën 50 vjec e larta por edhe ata 30 vjec .

“Për fat të keq, sëmundjet kardio-vaskulare në të gjithë botën edhe në vendin tonë janë në rritje dhe kjo për shumë arsye. Janë disa faktorë që ndërhyjnë fuqishëm sic është përdorimi i ushqimeve të tepërta, jeta sedentare , si dhe disa zakone të gabuara si pirja e duhanit apo alkoolit. Edhe stresi i jetës vjen duke u shtuar me rritjen e ritmit të jetës në kohët moderne”, tha Goda.

Goda, i pranishem ne nje konference te pare per Kardiologjinë Invazive e cila ben zgjidhje perfundimtare te problemeve te zemres, te eneve te gjakut qe ushqejne muskujt e zemres, ka theksuar se me pare duhet te perpiqemi të parandalojme, nderkohe qe zgjidhje tashme jane edhe nderhyrjet koronare.

“Sot ndryshe nga më parë, vërehen të prekur edhe te moshat e reja. Ne duhet të jemi të përgatitur për përballimin e këtyre semundjeve. Puna nis nga vete individet, te cilet duhet te marrin masa per nje jete me te shendetshme, ndersa hapi tjeter janë aksionet invazive, që fillimisht duken të shtrenjta, por per sistemin shendetesor jane te lira, sepse realisht shpëtojnë jetën e pacientëve që mund të jenë në prag të vdekjes”, tha Goda.

Ministri i Shendetise Petrit Vasili ka vleresuar ekipin e mjekeve kardiologe qe punojne ne QSUT, duke garantuar se do te vere ne dispozicion te tyre aparatura te teknologjise se fundit. Gjate kesaj konference eshte transmetuar ‘live’ nje nderhyje koronare ku mjeket qe kryenin nderhyrjen kane komunikuar direkt me profesoret e pranishem ne salle.

Top Channel