Deklarata e disa ditëve më parë e kryeministrit Sali Berisha për mundësinë rritjes e moshës për daljen në pension eshte kthyer ne temën e dites per opinion publik i cili do te preket drejtpersdrejti nga nje vendim i mundshem i qeverise.

Punonjes te profesioneve te ndryshme, shofere, mekanike, nepunes apo mesues tregojne se cfare efekti do te sjell per jeten e tyre rritja e moshes se daljes ne pension.(shih videon)

Reagimet per kete ceshtje kaq e ndjeshme sociale dhe ekonomike qe provokoi nje debat qyetare dhe mediatik mjaft te gjeshur gjate ketyre diteve duket eshte reflektuar edhe tek kryeministri Berisha i cili, gjate nje emision televiziv diten e enjte, ka modifikuar qendrimin. Ai tha se propozimi i tij eshte keqinterepretuar.  Zoti Berisha u shpreh se mosha e pensioneve nuk do te rritet por do te indeksohet me jetegjatesine. Megjithate  kjo deklarate mbete ende e paqarte se e le ende debatin ndezur.

Qytetarët kundër rritjes se moshes per pension

Studimet demografike tregojne se kategoria e personave mbi 65 vjec, po rritet cka po sjell fenomenin e plakjes së shoqërise sonë.

Rritja e numrit te personave qe duhet te perfitojne nga skema e sigurimeve shoqerore, per shkak te ketij fenomenit te plakjes ka edhe nje fature financiare me te larte per t’u paguar. Por a lehtesohet kjo fatura nga rritja e moshes se daljes ne pension? Ideja e kreut te qeverise per te ndryshuar skemen e pensioneve, duke e cuar moshen e daljes ne pension ne70 vjec ka shkaktuar irritime edhe kundershti.

Shume temoshuar te cilet ende nuk e kane arritur pragun e te 70-ave deshmojne se jane te paafte fizikisht dhe menderisht per te punuar deri ne kete moshe.

Punësimi, preferohen të rinjtë

Nisma që lajmëroi kryeministri për të rritur moshën e pensionit, përvec efekteve të shumta sociale, shtron pyetjen nëse ofron tregu shqiptar mundësi punësimi për një forcë më të plakur.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se mbi 64 për qind e shqiptarëve që kanë aktualisht një punë, janë të punësuar në katër sektorë kyc që janë ndërtimi, minierat, bujqësia dhe fasoni, ku puna bazohet kryesisht në aktivitetin fizik.

Pergjithësisht, ekonomitë në zhvillim si ajo e Shqipërisë, tentojnë të kenë një treg pune, që bazohet kryesisht tek puna fizike. Kjo për shkak të disa arsyeve, që kanë lidhje me profilin e ekonomisë, prapambetjen teknologjike dhe nivelin e ulët të arsimimit. Rrjedhimisht, shanset për të gjetur një pune ulen në mënyrë drastike me kalimin e viteve.

Kjo konfirmohet nga anketa e fundit e forcave të punës që INSTAT publikoi në vitin 2009. Sipas INSTAT  individët me moshë nga 30-54 vjec janë më të preferuarit në tregun e punës dhe 70 për qind e tyre kanë një punë.

Por pas kësaj moshe, shifra e punësimit ulet në mënyrë drastike. Për moshën nga 55-59 vjec punësimi ulet në 60 për qind dhe për moshën e fundit nga 60-65 vjec, shifra e punësimit bie në 40 për qind. Që do të thotë se në cdo 100 veta në moshë nga 60 deri ne 65 vjec, vetëm 40 prej tyre kanë një punë, ndërsa 60 të tjerët janë në pritje të pensionit. Por nëse mosha e daljes në pension do të rritet ashtu sikur tha kryeministri deri në 70 vjec, gjasat janë që shifra e punësimit për të moshuarit të ulet edhe më fortë dhe pyetja që shtrohet është kush do e garantojë jetesën e tyre?

Shqipëria është aktualisht një nga vendet me moshën më të lartë të pensionit në Europë. Të dhënat zyrtare të OECD-së tregojnë se mosha e pensionit për burrat në Shqipëri është mesatarisht 2.1 vjet më e madhe se mesatarja e vendeve të zhvilluara.

“Janë vetëm dy raste të shteteve që e kalojnë moshën 65 vjec të daljes në pension, Norvegjia dhe Islanda. Eshtë e tepërt të krahasojmë të realitetin shqiptar me realitetin e këtyre dy vendeve”, tha Gjergj Filipi, i institutit “Agenda”.

Shqiptarët jetojnë më pak se sa qytetarët e vendeve të zhvilluara. Për shkak të moshës së lartë të pensionit një individ mashkull sot në Shqipëri përfiton mesatarisht 14.5 vite pagesë pleqërie, kur mesatarja e vendeve të zhvilluara është 18.5 vjet.

Përherëtë fundit, në vitin 2002 ish-qeveria e atëhershme socialiste miratoi nëkuvend një ligj që rriste me 5 vjet moshën e daljes në pension, si për burrat ashtu dhe për gratë.

Për të zbutur reagimet e publikut në atë kohë qeveria zgjodhi një skemë graduale për zbatimin e ligjit, sipastë cilës mosha e daljes në pension rritej nga 6muaj për cdo vit, për një periudhë dhjetëvjecare deri në vitin 2012. Si rezultat, qeveria ia doli që ta rriste moshën e pensionit nga 60 në 65 vjec për burrat dhe nga 55 në 60 vjec për gratë pa ndonjë kontestim të fortë nga publiku dhegrupet e interesit.  Pra qe prej 1 janarit te vitit te ardhshem dalja ne pension do te jete 65 per burrat dhe 60 per grate.

Por dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri tha se rritja nuk mjafton dhe lajmëroi se mosha e daljes në pension do të rritet sërish edhe me 5 vjet të tjera.

“Mosha 65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç. Ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës së pensionit me zgjatjen ejetëgjatësisë”, tha Berisha.

Top Channel