Aksidentet, shkak shpërqendrimi

19/08/2011 16:50

Bilanci i njerëzve që humbasin jetën në qarkullimin rrugor vazhdon të
mbetet dramatik në muajt e verës, edhe pse referuar metodës se
krahasimit me vitet e meparshme raportohet se për këtë verë ka një ulje
të ndjeshme të aksidenteve automobilistike.

Drejtori i Qarkullimit Rrugor Vullnet Topalli shpjegon arsyet se perse ne vere ndodhin me shume aksidente sesa gjate muajve te tjere te vitit.

“Drejtuesit e mjeteve ne vere jane me te shperqendruar, por ka edhe nje fluks me te madh njerezish qe qarkullojne.Vetem per dy muajt e fundit qershor-korrik ne Shqiperi hyne mbi 60 mije automjete, mbi 100 mijë persona”, tha Topalli

Ne vijim te kesaj analize zoti Topalli shton gjithashtu edhe faktorin e perdorimit te rrugeve nga emigrantet te cilet sipas drejtorit te policise rrugore jashte vendit jane mesuar me kushte te tjera.

Ne baze te statistikave zyrtare te policise rezulton se nga muaji qershor deri ne gusht te vitit te kaluar kane ndodhur 456 aksidente automobilistike, ne te cilet kane humbur jeten 120 persona. Ndersa per kete vit nga qershori deri ne 18 gusht kane ndodhur 497 aksidente automoblistike me 73 te vrare.

Top Channel