Investimet gjermane, vlerësohen projektet

20/10/2010 00:00

Korça dhe Pogradeci janë qytetet që kanë përfituar rreth 90 milionë euro
nga Qeveria gjermane me partnere BE-në dhe Zvicrën për përmirësimin e
sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Projekti ka bërë të mundur furnizimin me ujë 24 orë të këtyre qyteteve dhe trajtimin e ujërave të ndotura veçanërisht eliminimin e derdhjes së patrajtuar të tyre në liqenin e Ohrit, ndër pasuritë më të veçanta natyrore në botë.    

‘Kemi perfunduar fazen e pare qe do te vazhdoje me fazen tjeter ne të gjitha komunat e fshatrat perreth dy qyteteve. Po ashtu gjatë bisedimeve që patëm në muajin shtator kemi miratuar fondin për 2 vitet që vijnë, një fond që shkon në rreth 31 mln euro’, thotë ambasadorja gjermane Carola Muller Holtkemper.
 
Për përfitimin e këtyre fondeve rëndësi ka mirë menaxhimi i tyre në zonat ku zbatohen projektet.

‘Fondet qe jane levruar ne këto qytete jane miremenaxhuar. Dëshmi e kësaj është fakti qe bashkëdonatorë kemi delegacionin e ‘Bashkimit Evropian’ që vë në dispozicion fondet e ipas dhe vendet fqinje’, thotë ambasadorja.

Krahas 125 mijë banorë që jetojnë në Korçë e Pogradec, ata që përfitojnë nga programi janë edhe një numër i madh turistësh veçanërisht ata që në sezonin veror pushojnë në Pogradec.   

Top Channel