Berisha: Politika ime, shkollimi

11/10/2010 00:00

Kryeministri i vendit Sali Berisha inauguroi rikonstuksionin e shkolles 9-vjeçare në fshatin Burbullush të Shkodrës.

Në fjalën e tij Kryeministri u shpreh se dua t’i them atyre ‘qe me qortojne se po bej politike me nxenesit e shkollave, se politika ime kryesore eshte shkollimi i fëmijëve dhe nuk ka politikë më të mirë se kjo’.

“Unë ndjehem shumë i lumtur që vij tek ju dhe bisedoj me ju. Ata të cilët më qortojnë se po bëjnë politikë dua t’u bëj të ditur sot nga Bushati, se politika ime më kryesore është shkollimi i fëmijëve të Shqipërisë dhe më të mirë për mua se sa të ndërtojnë për ju shkollat më të moderne, më të bukura. Të dashur mësuese dhe mësues, nuk ka politikë më të mirë dhe më të rëndësishme për mua se sa mbështetja juaj e plotë”, tha Berisha.

Kryeministri, duke folur para nxenesve dhe mesuesve per arritjet e Qeverise në fushen e arsimit nuk la pa permendur marrjen e statusit vendit kandidat per ne BE, nje dite më parë, duke u shprehur se për këtë arritje merita është e qytetarëve të Shqiperise dhe e administrates.

“Suksese historike kemi arritur. Së pari qytetarët lëvizin të lirë në mbarë Europën, së dyti rekomandimi i djeshëm i Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat, procesi i integrimit të Shqipërisë do të jetë një proces i pandalshëm, kjo është rruga për të bërë realitet ëndrrën e shqiptarëve të të gjithë brezave”, u shpreh Berisha.

Duke folur per mandatin e ardhshem te Qeverisë se tij Kryeministri eshte shprehur se prioritet i Qeverisë do jete arsimi, ku çdo shkollë e vendit do të rikonstruktohet.

Korçë, shtëpitë e kthyer në shkolla

5 prej banesave të fshatit Radokal në komunën e Proptishtit jane
shndërruar në ambiente të zhvillimit të mësimit për shkak se shkolla, ku
mësonin fëmijët e këtij fshati është tejet e amortizuar. 

Institucioni arsimor ku mesonin 400 nxenes te arsimit fillor, 9-vjecar dhe te mesem ka mbyllur dyert per shkak te problemeve te shumta te cilat rrezikonin edhe jeten e femijeve. Prej fillimit te vitit te ri shkollor arsimi 9-vjecar zhvillohet ne ambientet  e banesave te vena ne dispozicion nga banoret, ndersa ai i mesem ne fshatin Homezh i cili eshte rreth 1 ore larg ne kembe.

Ende nuk dihet sesi do te zhvillojne mesimin keta nxenes pergjate muajve te dimrit, ndersa ende nuk ka asnje shprese konkrete per rikonstruksionin e shkolles.

Top Channel