Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se integrimi i Kosoves ne strukturat evropiane varet nga vete lideret e shtetit te ri.

Ne nje interviste per nje radio kosovare, Fajon eshte shprehur se eshte e rendesishme qe Prishtina te plotesoje kushtet e parashtruara nga BE, ne vecanti luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

“Integrimi evropian i Kosoves dhe perfshirja e saj ne procesin e liberalizimit te vizave eshte ne duart e politikaneve te Kosoves, te cilet duhet te bejne perpjekje ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit”, ka pohuar Fajon.

Me tej ajo ka shprehur shqetesimin e saj per faktin se Kosova mund te mbetet i vetmi vend ne Ballkan qe nuk do te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave.

“Duhet ta pranoj se jam e shqetesuar nga fakti se Kosova eshte lene jashte ketij procesi. Mendoj se eshte shume e rendesishme qe Kosova te marre udhezuesin per vizat”, ka shtuar Fajon.

Top Channel