Misioni i EULEX-it, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se bastisjet në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit,kanë lidhje me disa tendera për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009.

“Nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorisë Speciale, Policia e EULEX-it ka bastisur Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe banesat private të personave nga kjo ministri. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë”, theksohet në komunikatë.

Hetimet dhe bastisjet, siç shpjegohet më tej, ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009. Bastisjet janë autorizuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Top Channel