Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell i ka bërë thirrje krerëve të misionit EULEX që të hetojnë policët rumunë të përfshirë në kontrabandën e duhanit dhe alkoolit.

Sipas Dell, është e rëndësishme që personat që shkelin ligjin të ndëshkohen.

“Rendi dhe ligji duhet të respektohen nga të gjithë. Nëse ata oficerë kanë bërë dicka të palejueshme, atëherë ata duhet të dërgohen në shtëpi dhe të mos jenë më pjesë e EULEX”, ka pohuar Dell.

Apelit të tij i janë bashkuar edhe presidenti Fatmir Sejdiu dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuci, të cilët kanë shprehur bindjen se nga EULEX do të merren masat e duhura.

Top Channel