Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigori Delavekuras ka deklaruar se Athina zyrtare është e zhgënjyer nga Shkupi, për shkak të reagimeve negative të tij ndaj nismave pozitive të Greqisë për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Zëdhënësi ka bërë të ditur se qeveria greke nuk është në dijeni se kur ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic do të thërresë palët në një takim, por ka nënvizuar se gjithësesi duhet të bëhen përgatitje në mënyrë që të arrihet një rezultat.

“Nimic ende nuk na ka thirrur për një takim të ri. Sipas nesh, ajo që duhet bërë është që secila palë të përgatitet mirë në mënyrë që të arrihet rezultati. Por ajo që na dëshpëron neve është se po shohim një qendrim negativ nga ana e IRJM-së ndaj hapave pozitivë të Greqisë”, ka pohuar Delavekuras.

Ai ka shtuar më tej se një tjetër provokim që po bën IRJM-ja është marrja e kryesimit të Këshillit të Evropës me emrin “Kryesimi i Maqedonisë”.

Top Channel