Autoritetet maqedonase kanë nisur një ofensivë të gjerë për të zëvendësuar diplomatët shqiptarë që përfaqësojnë Maqedoninë nëpër bote me maqedonas.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave gjatë muajve të ardhshëm kjo ofensivë do të përfshijë edhe misionin diplomatik në BE, ku në vend të ambasadorit Blerim Reka do të vijë një maqedonas.

Gjithashtu, shtojnë burimet, edhe në vend të ambasadorit në Suedi, Agon Demjaha do të caktohet maqedonasi Kire Ilioski, aktualisht diplomat në misionin e NATO-s.

Top Channel