Van Rompuj: Në Slloveni, nëse do jete Tadic
17/03/2010 19:15
Kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pjesë në konferencën e Ballkanit nëse atje merr pjesë edhe presidenti i Serbisë Boris Tadic.
Rompuj është shprehur se është në interes të Serbisë që të jetë e pranishme në forumin e 20 marsit që do te mbahet në Slloveni.
“Jam i gatshëm të shkoj në konferencën e 20 marsit nëse merr pjesë edhe presidenti serb Boris Tadic. Mendoj se kjo është një porosi e mirë”, ka pohuar Van Rompuj.
Top Channel