Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar ne prag të turit te tij në vendet e Ballkanit, se Kosova ka të ardhme evropiane.

“Nuk kemi arritur konsensusin e plotë të BE-së për statusin e Kosovës, por kemi konsensus për perspektivën evropiane të saj”, ka pohuar Fyle.

Sipas tij, kjo perspektivë është krijuar që në vitin 2003 dhe është konfirmuar vetëm një vit më parë.

“Kjo perspektivë daton që ne qershor të vitit 2003, nderkohë që është konfirmuar në dhjetor të vitit 2009, kur vendet anëtare ftuan Komisionin që të ndërmarrë masat për mbështetjen e Kosovës ne rrugën drejt BE-së”, ka shtuar Fyle.

Top Channel