Ne kulmin e krizes ekonomike qeveria greke njoftoi ndertimin e dy veprave gjigande ne sektorin e energjitikes.

I pari eshte impianti i perpunimit te gazit ne Astako, qe do te kushtoje 3 miliarde euro. 30 perqind e ketij cmimi do te investohen nga qeveria greke, ndersa pjesa tjeter nga kompani vendase.

Ky investim do te hyje ne tregun evropian te gazit dhe do ule ndikimin nga Rusia. Gazi do dergohet me anije ne Astakos dhe me pas do te derdhet ne gazsjellesin qe do te lidhet me Italine. Ne kete impiant parashikohet edhe nje linje per ndertimin e biodizelit.

Nderkohe, projekti tjeter eshte gazsjellesi qe do lidhe Greqine me Bullgarine. Marreveshja e nenshkruar mes dy vendeve parashikon qe ai te ndertohet brenda 2 viteve dhe te kete nje gjatesi prej 140 kilometrash.

Top Channel