Te henen, Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian miratojne propozimin e Komisionit per heqjen e vizave Shengen me Ish republiken Jugosllave te Maqedonise, Malin e Zi dhe Serbine.

Vendimi hyn ne fuqi 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare, qe do te thote se qytetaret serbe, malazeze e maqedonas, te pajisur me pashaporta biometrike mund te festojne Krishtlindjet jashte vendit te origjines.

Megjithese Shqiperia dhe Bosnja nuk bejne pjese ne grupin e vendeve perfituese per heqjen e regjimit te vizave, ministrat e Brendshem te te dy vendeve jane ftuar ne ceremonine zyrtare te henes nga presidenca suedeze. Inisiativa per Stabilitetin Europian vlereson se heqja e regjimit te vizave per Shqiperine mund te arrihet dhe perpara korrikut 2010, nese progresi i pershkruar ne leter nga autoritetet shqiptare do te rezultoje dhe ne terren nga ekspertet europiane. Alexandra Stiglmayer, eksperte ne Inisiativa e Stabilitetit Europian shprehet:, “Shqiperia dhe Bosnja kane bere shume progres muajt e fundit.

Tani, Komisioni duhet te vleresoje kete progres, qe ne shpresojme se do ta beje sa me shpejt, e me pas Komisioni do te beje nje propozim legjislativ. Nese gjithcka shkon mire, Shqiperia dhe Bosnja mund te kene ndoshta nje regjim pa viza ne prill-maj te vitit te ardhshem edhe pse data me reale e synuar duket korriku”. Per Kosoven vleresohet emergjente dhenia e nje udherrefyesi te ngjashem per te nisur procesin e lehtesimit e me pas liberalizimit te vizave.

Ekspertet thone se mosnjohja e pavaresise se Kosoves nga disa shtete te BE-se nuk ndikon per procesin e vizave Shengen. “Politika e vizave s’ka te beje fare me ceshtjen e statusit. Komisioni po negocion aktualisht me Tajvanin, per te lene menjane kerkesen per vize ndaj qytetareve te Tajvanit dhe Tajvani nuk njihet nga vende te vecanta te BE-se. Ndaj nese eshte e mundur qe t’i ofrohet heqja e vizave Tajvanit, atehere eshte e mundur qe kjo gje t’i ofrohet dhe Kosoves”, shton Stiglmayer.

Procesi i liberalizimit te vizave perfshin udhetimet afatshkurtra, kryesisht turistike, jo me shume se 90 dite te qytetareve te rajonit ne vendet europiane te marreveshjes Shengen. Per nje qendrim me afatgjate ne keto shtete, apo per te punuar ne vendet e BE-se, qytetaret duhet t’u drejtohen serish sherbimeve konsullore. Heqja e regjimit te vizave ben te mundur levizjen e qytetareve pa marre vize te posacme Shengen, por cdokush mbetet subjekt i vleresimit nga autoritetet kufitare per refuzim te kalimit.

Top Channel