Midis deshires per te qene joshese per syte e meshkujve, gjithmone ka nje dileme, te vishesh me taka apo te sheshta?

Ky eshte mendimi i pare qe i vjen cdo femre teksa hap dollapin e kepuceve.

Ne kete mori ngjyrash dhe modelesh nuk guxojne te mungojne kepucet me taka te larta nga tre deri ne dhjete centimetra.

Nuk ka rendesi nese eshte mengjes apo mbremje, ne pune apo ne kafe dy belarinave te “Fiks Fare”, Vranes dhe Denises i pelqen qe kembet e tyre te duken te gjata e ndjellese dhe kjo fale takave disapondeshe.

“Kembet ngjajne me te gjata, normalisht drejtohet kurrizi, futet barku”, thote Vrana. “Te tregojne me bukur”, shpjegon Denisa.

Ne kete pike edhe meshkujt bien dakord se kepucet, sandalet apo shapkat qe rrisin artificialisht gjatesine i bejne femrat me seksi.

“Ka lezet kur veshin takat per ndonje mbremje”, thote nje i ri. “Duken me seksi”, shton nje tjeter.

Shume zonjusha e pranojne se takat e larta jane te lodhshme, por ato sakrifikojne per t’u dukur me me stil.

“Nese jane taka qe nuk jane shume te larta, mund t’i perdore edhe perdite”, thote nje e re.

Nderkohe qe nje tjeter thote se “me taka ngjaj bukur, por ne raste te vecanta”.

Deshira per te qene joshese me kalimin e kohes shkakton ndryshime patologjike te kembes.

Ortopedi Artan Distafa keshillon qe ne pjesen dermuese te aktivitetit te perditshen vajzat te mbathin kepuce te rrafsheta.

“Do te permendja dy semundje, ‘halus valgus’ ka te beje me gishtin e madh te kembes qe me kalimin e viteve duke mbajtur taka te larta, gishti shtremberohet, ndersa semundja e dyte eshte ‘koksa troza’ kur e gjithe pesha e trupit bie tek capoku dhe me kalimin e viteve prishen kercet e kycit qe ndonjehere perfundon edhe me operacion”, thote Distafa.

Dhe ne fakt shume femra nuk tregojne kujdes per kembet e tyre, kjo i con te kirurgu vaskular.

“Zonjat dhe zonjushat qe vuajne nga venat varikoze ose nga crregullimet venoze te kembeve, nje pjese e madhe e tyre nuk jane rehat kur perdorin taka te larta ose kur jane te detyruara t’i veshin per ndonje rast te vecante ndjejne lodhje ose enjtje te kembeve”, thote mjeku vaskular.

Dhe ne simbioze me mjeket, stilistet, ata qe sjellin ne pasarela artin e te ecurit bukur nuk rekomandojne sforcim te kembeve.

“Kane filluar te ekzagjerohen me shume sec duhen, centimetrat fillojne te rriten. Vertet jane shume te bukura ne pamje, por jo gjithmone jane kaq komode”, sqaron stilistja Rezarta Skifteri.

Trendi i kepuceve me taka te larta rreth 10 centimetra u paraqit rreth viteve 70-te ne Shtetet e Bashkuara dhe eshte ende ne mode. Por kjo per Skifterin nuk do te thote qe po nuk ndoqe tendencat e fundit je jashte mode.

Atehere natyrshem lindj pyetja. Taka apo te sheshta? Por ndoshta, kjo eshte nje dileme qe femrat do te vazhdojne ta mbartin me vete per shume kohe.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel