Pandev nenshkruan me Interin, zikalter ne janar

15/09/2009 16:05

Ne muajin janar maqedonasi Goran Pandev do te vishet zikalter pasi ka arritur nje marreveshje me skuadren e Interit.

Presidenti i Lazio-s, Lotito eshte dorezuar perballe presionit, pasi nese e mban sulmuesin edhe 6 muaj, atehere ai do largohej me parametrat zero. Kontrata parashikon 10 milione euro per Lazio-n dhe nje lojtar hua mes Suazo dhe  dy te rinjve Khrin dhe Obi.

Nderkohe, plangprishesi tjeter ne kampin lacial, Ledesma po rekuperohet nga demtimi dhe mendon t’i kerkoje falje shoqerise per sjelljen e tij.

Top Channel