Marredheniet mes Greqise dhe Turqise po acarohen edhe me shume, sidomos pas fluturimeve qe avione ushtarake turq kane bere ne hapesiren ajrore greke.

Athina ka reaguar ashper ndaj ketyre veprimeve duke e cuar ceshtjen ne NATO, nderkohe qe ministrja e Jashtme Dora Bakojanis anuloi viziten ne Ankara.

Dyshohet qe shkak per keto veprime te Turqise te jete ekzistenca e rezervave te medha te gazit dhe naftes ne detin Egje, per te cilat Greqia po bisedon me Qipron.

E gjendur jashte ketyre marreveshjeve, Turqia kercenon se do te reagoje, madje nje zyrtar turk ka paralajmeruar me gjakderdhje ne rajon, nese SHBA nuk ndermjetesojne dhe nese Turqia mbetet jashte.

Top Channel