Organizatat joqeveritare dhe ato nderkombetare ne Maqedoni u kane terhequr vemendjen autoriteteve se ne vend nuk respektohen sa duhet te drejtat e njeriut.

Gjithashtu, pervec OJQ-ve edhe Komisioni Evropian ka kerkuar marrjen e masave me qellim garantimin me te mire te lirive dhe te te drejtave te qytetareve.

“Maqedonia, edhe pse ka nenshkruar shume akte nderkombetare dhe konventa per te drejtat e njeriut, nuk ka arritur t’i zbatoje ato ne praktike”, ka deklaruar Milaim Fejziu, kryetar i nje forumi per mendimin e lire.

Kritika ne adrese te qeverise kane ardhur edhe nga Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit, te cilet kane theksuar se institucionet maqedonase duhet te bejne me shume perpjekje.

Top Channel