“Mberriti” trupi njerezor pa sekrete

17/07/2009 10:55

Quhet “Kufoma e Platonit” dhe tani me ane te teknologjise se re mund te shihen imazhe virtuale 3D te trupit njerezor.

Kjo u lejon mjekeve te kene pamjen e njejte te trupit njerezor te te burgosurve ne guva, te rrefyera nga filozofi grek me alegorine e tij te famshme. Ne mitet antike, te burgosurit besonin se hijet e projektuara neper mure ishin te verteta.

Me kete teknike, mjeket mund te shohin trupin njerezor,ashtu sikurse nuk kane mundur kurre ta shohin deri me tani, pasi fale nje komande ata mund te “udhetojne” nen lekure, duke pare rrugen e qarkullimit te gjakut per te analizuar nga afer nje organ apo pjese te trupit dhe per te lokalizuar keshtu saktesisht vendin ku duhet kryer operacioni.

Duke pare me syze speciale, mjeket arrijne te shohin nje trup human, si nje holograme dhe mbi kete mund te planifikojne trajtimet me saktesi me te madhe.

Top Channel