Qeveria maqedonase dhe nje kompani austriake kane nenshkruar dje nje marreveshje per ndertimin e 16 lokacioneve energjitike ne Maqedoni.

“Kjo marreveshje ishte pjese e realizimit te strategjise sone energjitike me hidrocentrale te vogla. Lokacionet e kesaj kompanie do te shtrihen ne te gjithe vendin”, ka deklaruar ministri i Ekonomise, Fatmir Besimi.

Projekti ne fjale duhet te perfundoje ne vitin 2012 sipas rregullave te shtetit maqedonas. Autoritetet kane paralajmeruar se do ta cojne numrin e lokacioneve energjitike ne 40.

Top Channel