Organizata e re anarkiste greke, “Sekti i revolucionareve” ka kercenuar me kryerjen e sulmeve kamikaze ne vendin fqinj.

Lajmin e bejne te ditur mediat greke, sipas te cilave pas kercenimit, eksperte greke te anti-terrorit kane deklaruar se organizata ne fjale dallohet nga te tjerat per faktin se permban elemente te ekstremizmit islamik.

Sipas tyre, deri me sot ne Greqi nuk jane regjistruar asnjehere sulme kamikaze nga grupet anarkiste.

“Sekti i revolucionareve” vetem para pak ditesh mori persiper pergjegjesine e vrasjes se nje agjenti policie dhe ka kercenuar se eshte i gatshem te vrase serish per te shmangur arrestimet e anetareve te tij.

Top Channel