Gripi A, OBSH: Te rezervohen vaksina per te varfrit

20/05/2009 08:30

OBSH u ka kerkuar kompanive farmaceutike te rezervojne nje pjese te vaksines kunder gripit te derrave per vendet e varfra.

Organizata ka pranuar se nuk mund te prodhohet vaksine per cdo person dhe ka bere thirrje qe firmat te dhurojne te pakten 10 perqind te prodhimit, ose te ofrojne vaksine me cmim te ulet per vendet e varfra. Ato mund te mos furnizohen, nese kerkesa do te jete e larte.

6 nga 20 prodhuesit e vaksines, qe u takuan me shefin e OKB-se, Ban Ki-Moon ne Gjeneve, rane dakord qe te dhurojne 10 perqind te tyre. Ban deklaroi se bota duhet te jete vigjilente ndaj perhapjes se virusit, pasi ende ndodhemi ne zonen e rrezikut. OBSH ka konfirmuar 10 mije raste ne 40 vende.

Ministrat e Shendetesise se botes po diskutojne menyrat e ndaljes se perhapjes se semundjes. Ndikimi i nje pandemie te Gripit A pritet te jete me i madh ne vendet e varfra, ku njerezit vuajne nga semundje si SIDA apo malarja dhe jane me te rrezikuar nga gripi, per shkak edhe te sistemit te dobet shendetesor.

Megjithate, per prodhimin e vaksines ne sasi te medha, do te duhen disa muaj.

Top Channel