10-vjecari ve ne pozite te veshtire Rice

05/05/2009 09:30

Ish sekretarja amerikane e Shtetit eshte vene ne pozite te veshtire nga kurioziteti i nje femije, gjate nje takimi me nxenes.

E pyetur prej tij ne lidhje me torturat, Rice u mundua te shfajesoje administraten amerikane, duke deklaruar se pas 11 shtatorit te gjithe ishin te terrorizuar nga frika e nje sulmi te dyte.

Ai qe e ka vene ne veshtiresi Rajs ka qene nje 10-vjecar, nxenes ne klasen e katert, ndersa ajo ishte ftuar ne nje shkolle fillore ne Washington. Ish kryediplomatja u kap ne befasi, por tha se presidenti Bush ka shprehur vullnetin per te autorizuar politika ligjore, ne mbrojtje te SHBA-se pas sulmeve terroriste. “Ka pasur momente te veshtira. Ishim te terrorizuar per ndonje sulm tjeter dhe ne kete situate Bush nuk donte te bente gjera te paligjshme”, ka shpjeguar Rice.

Javen e kaluar ne Universitetin e Stanford, ajo tha nje fraze qe shkaktoi debat. “Ne nuk kemi torturuar asnje, vetem nese autorizohemi nga presidenti”.

Kjo shprehje ishte e ngjashme me ate te ish-presidentit Nikson. Pas doreheqjes qe pasoi skandalin Watergate, ai tha se kur presidenti ben dicka, ajo s’duhet perkufizuar si e paligjshme.

Top Channel