Gripi i derrave po i afrohet Ballkanit. Ne Serbi eshte dhene alarmi per rastin e pare te dyshimte te prekjes nga semundja.

Lajmin e ka bere te ditur ne televizionin kombetar RTS, ministri i Shendetesise, Tomica Milosavljevic. Mjeket po i bejne analizat nje gruaje qe kishte ardhur nga Teksasi ne qytetin e Novi Sadit, ne veri te vendit.

Sipas ministrit, perfundimet e analizave do te jepen brenda dites se sotme. Nderkaq, eshte shtuar numri i vendeve europiane, qe kane raportuar per raste te shfaqjes se semundjes.

Ne Holande u regjistrua sot i semuri i pare me gripin, nje djale 3-vjecar, qe kishte pak kohe qe ishte kthyer nga Meksika.

Top Channel