Kosova, ne takimin pranveror te FMN-se dhe BB-se

24/04/2009 10:05

Kosova merr pjese ne takimin pranveror te FMN-se dhe BB-se, qe zhvillohet dy ditet e ardhshme ne Washington.

Tema kryesore do te jete anetaresimi ne dy institucionet nderkombetare financiare, per te cilin ajo ka parashtruar kerkesen. Ministri i Ekonomise dhe Financave Ahmet Shala kryeson delegacionin. Ai do te kete takime me perfaqesues te larte te FMN-se dhe BB-se, si dhe me disa drejtore ekzekutive dhe guvernatore.

Delegacioni do te takohet edhe me perfaqesues te larte te Departamentit te Shtetit, te Shtepise se Bardhe, me perfaqesues te Thesarit dhe te agjencise amerikane per zhvillim nderkombetar.
 

Top Channel