Vizita, opozita kosovare kritikon qeverine

17/04/2009 21:35

Opozita kosovare ka kritikuar ashper qeverine e Kosoves per pafuqine e saj per te anuluar viziten e presidentit serb Boris Tadic ne Kosove.

Ndryshimi i qendrimit te institucioneve ne momentin e fundit, nga opozita eshte vleresuar si paaftesi e lidershipit te Kosoves per t’i dale zot shtetit te saj.

“Deklarata e qeverise se kjo eshte nje vizite private eshte justifikimi me qesharak i munshem”, ka deklaruar Ibrahim Makolli, nenkryetar i AKR-se.

Por ne anen tjeter ministri i Jashtem, Skender Hyseni ka sqaruar se vizita e presidentit Tadic nuk do te thote shkejle e sovranitetit te Kosoves.

“Sovraniteti i Kosoves eshte i paprekshem, ashtu si dhe sovraniteti i cdo vendi tjeter ne Ballkanin perendimor”, ka deklaruar Hyseni.

Top Channel