Nje grup juristesh te shtetit te Serbise depozituan sot ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise dokumentacionin e Beogradit kunder shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Lajmin e ka bere te ditur Ministria e Jashtme serbe, sipas te ciles dokumentacioni perbehet nga dy libra voluminoze, njeri me 350 dhe tjetri me 600 faqe.

“Dokumentacioni permban disa harta dhe argumentat ligjore qe vertetojne se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte ne pajtim me te drejtat nderkombetare”, thuhet ne komunikaten e Ministrise se Jashtme.

Top Channel