Pajaziti: Vizita e Tadic, nese i jepet leje

16/04/2009 20:50

Presidentit te Serbise Boris Tadic i duhet leje e posacme e autoriteteve kosovare  per te zhvilluar vizita ne territorin e Republikes se Kosoves, ne te kunderten ai dhe delegacioni i tij nuk do te lejohen te hyjne ne Kosove.

Keto komente i beri ministri kosovar i Puneve te Brendshme Zenun Pajaziti, pas paralajmerimeve se Boris Tadic  do te zhvilloje te premten nje vizite ne manastirin e Decanit ne Kosove.

“Une sot kam pasur biseda me kryeministrin dhe zevendeskryeministrin per nje vizite te mundshme. Policia e Kosoves nuk do lejoje delegacione qe nuk do te marrin leje adeguate nga institucionet tona”, ka pohuar Pajaziti.

Policia e Kosoves nderkaq eshte njoftuar per viziten e zyrtareve serbe dhe pritet ta kryeje pjesen e saj te punes.

Ajo qendron prapa vendimit te Ministrise se Puneve te Brendshme, se asnje zyrtar i huaj nuk mund te zhvilloje vizita zyrtare ne Kosove pa lejen e autoriteteve perkatese.

Mesohet se presidenti i Serbise Boris Tadic dhe nje delegacion i larte shteteror do te tentojne te hyjne nepermjet pikes kufitare 3 ne Merdare.

Top Channel