Me gjithe kundershtimin e serbeve, pushteti lokal ne Mitrovice duket i vendosur ne kthimin e shqiptareve ne pjesen veriore te qytetit.

Ne lagjen e doktoreve disa muaj me pare ka filluar rindertimi i shtepive, nderkaq dy ditet e fundit pese familje shqiptare jane vendosur ne shtepite e tyre te cilat i kishin braktisur 10 vite me pare.

“Na kane provokuar, na kane qelluar me gure”, eshte shprehur nje banor i zones.

“Jemi kthyer dhe kemi ndertuar shtepite edhe pse ka qene e veshtire”, shtoi nje tjeter banor.

Me i veshtire duket kthimi ne lagjen “Kroi i Vitakut” e cila ndodhet me ne brendesi te veriut te qytetit.

Rreth dymije serbe ne menyre demonstrative kane kundershtuar te merkuren rindertimin e shtepive te shqiptareve ne kete lagje.

Kjo pasi, serbet e konsiderojne kete pjese si pike strategjike nga e cila mund ta vezhgojne gjithe qytetin.

Por kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi thote se me mbeshtetjen e policise se EULEX-it dhe forcave te KFOR-it pas festes se Pashkeve do te filloje rindertimi edhe i pese shtepive te tjera.

“Siguria eshte relative pasi siguri 100 perqind nuk ka. Ne kemi bere plane te perbashketa edhe me policine dhe kemi bere qe te kthimi te behet i sigurt”, eshte shprehur Rexhepi.

Komuna e Mitrovices ka ndare rreth 400 mije euro per rindertimin e ketyre objekteve, nderkaq qytetaret nepermjet nje kontrate duhet t’i garantojne komunes se nuk do t’i shesin shtepite e porsandertuara.

Top Channel