Bukepjekesit e Kosoves kane marre vendim qe te rrisin cmimin e bukes nga 25 cent ne 30 cent.

Vendimi per ngritjen e produktit baze te ushqimit, sipas bukepjekesve eshte bere me qellim qe ne te gjithe vendin te kete nje cmim te vetem per buken standarde prej 500 gramesh.

Nderkohe kjo ngritje prej 5 cent do te jete e vlefshme deri ne muajin qershor, ku me pas do te shihet nese cmimi do te ndyshoje. Bukeshitesit ankohen se cmimi aktual eshte minimal krahasuar me harxhimet qe kane.

Drejtori ekzekutiv i shoqates se prodhuesve te bukes te Kosoves thote se kjo ngritje e çmimit eshte bere pas mosmarreveshjeve mes dy prodhuesve te medhenj te bukes, te cilet kane shitur kete produkt me cmime te ndryshme.

Ngritja e cmimit te bukes nga 25 cent ne 30 nuk eshte pritur mire nga qytetaret. Ata thone se ndryshimet e shpeshta te ketyre cmimeve po veshtiresojne buxhetin e tyre, duke marre parasysh standardin e te ardhurave ne Kosove. Banoret thone se qeveritareve nuk u intereson populli dhe me kete shkalle papunesie nje rritje e tille eshte e pakuptimte, ndersa eshte paralajmeruar edhe shtrenjtimi i energjise.

Cmimi i bukes nuk ka pasur rritje qe viti 2007, ku per shkak te mungeses se grurit te importuar ne Kosove cmimet e nje buke kapen shifren e 45-50 centeve.

Top Channel