SHBA pergezon Maqedonine per zgjedhjet e qeta
24/03/2009 14:00
Zgjedhjet e qeta dhe pa incidente te se dieles ne Maqedoni jane pershendetur nga SHBA.
Uashingtoni ka pergezuar autoritetet per organizimin e tyre dhe ka kerkuar qe edhe ne raundin e dyte te 5 prillit te paraqitet e njejta tablo. Zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Robert Wood, tha se SHBA jane te kenaqura qe zgjedhjet presidenciale dhe lokale, kaluan qetesisht.
Vezhguesit e OSBE-se, gjithashtu kane vleresuar se zgjedhjet e dy diteve me pare u zhvilluan sipas standardeve nderkombetare.
Top Channel