Kosoven e viziton sot komisioneri i Keshillit te Evropes per te drejtat e njeriut, Thomas Hammarberg. Ne qender te vizites se tij katerditore jane situata e rendit, funksionimi i administrates dhe te drejtat e pakicave, lufta kunder korrupsionit.

Hammarberg do te informohet edhe per te drejtat e refugjateve, azilkerkuesit dhe per ceshtje qe lidhen me diskriminimin.

Komisioni i Keshillit te Evropes per te drejtat e njeriut eshte nje institucion brenda KiE, qe synon respektimin e te drejtave te njeriut ne 47 shtetet anetare te organizates dhe zgjidhet nga Asambleja parlamentare e Keshillit te Evropes.
 

Top Channel