Zgjedhjet, Thaci: Prani e forcave policore

22/03/2009 17:35

Ne Tetove, qytetin e banuar nga shqiptare, procesi po zhvillohet normalisht dhe pa incidente.

Por kryetari i Partise Demokratike, Menduh Thaci, pasi votoi, deklaroi se veren nje prani te madhe te forcave policore prane qendrave te votimit duke thene se situata i ngjan nje shteti policesk.

“Na pengon prezenca e policise. Duket pak si shtet policor, kur shohim pranine e uniformave ne qendrat e votimit. Megjithate une besoj se zgjedhjet do te jene te rregullta”, u shpreh Thaci, duke shtuar se ky eshte nje imazh shume i keq per Maqedonise.

Thaci ka qene i vetmi lider shqiptar, i cili ka votuar ne Tetove.

Top Channel