Autoritetet serbe ne Bosnje-Hercegovine jane urdheruar t’u paguajne 42 milione dollare myslimaneve vendas per shkaterrimin e xhamive gjate luftes civile ne Bosnje.

16 xhami ne Banja Luka, qytetin kryesor ne Republiken Srpska, u prishen gjate luftes se viteve 1992-1995. Qindra ndertesa fetare u demtuan gjate konfliktit, ku mbeten te vrare edhe 100 mije civile.

Vendimi per demshperblimin eshte marre nga nje gjykate vendase nente vjet pasi komuniteti mysliman ne Bosnje paditi qeverine serbe te Bosnjes dhe autoritetet ne Banja Luka per prishjen e objekteve te kultit.

Komuniteti thote se mbi 1000 objekte u shkateruan nga lufta.

Top Channel