Ish-zevendesndermjetesi i OKB-se per statusin e Kosoves, Albert Rohan, ka deklaruar se roli i BE-se rreth ceshtjes se Kosoves eshte zbehur, per shkak se nuk ka nje qendrim te perbashket.

Ne nje interviste per BBC-ne, Rohan ka thene se qendrimi i disa vendeve per te mos njohur pavaresine e zvarrit stabilizimin e rajonit, e rrezikon vete misionin e BE-se ne Kosove, si dhe e inkurajon Serbine ne rezistencen e saj ndaj shtetit te ri te Kosoves.

Rohan tha se shpallja e pavaresise shenon fillimin e procesit te normalizimit dhe te stabilizimit te rajonit, qe mund te marre sipas tij shume vjet. Zevendesndermjetesi i OKB-se per Kosoven ka thene se bisedimet e paralajmeruara mes Kosoves e Serbise per çeshtje teknike nuk kane te bejne me statusin meqe ai, sipas tij, eshte tashme i zgjidhur.

Sipas tij, bisedimet per çeshtjet praktike mund te shenojne nje faze te re te bashkepunimit mes Kosoves dhe Serbise.

 

 

Top Channel