Parlamenti Evopian kerkon njohjen e shtetit te Kosoves nga vendet e Bashkimit Europian qe nuk e kane bere ende nje gje te tille.

Ne rezoluten e miratuar sot ne Strasburg me 424 vota pro, 133 kunder dhe 24 abstenime, eshte theksuar se nuk ekziston asnje mundesi per ndarjen e territorit te Kosoves, pavaresisht pretendimeve te serbeve. Rezoluta ka pershendetur vendosjen e suksesshme te misionit EULEX ne te gjithe vendin, ndersa vendeve te BE-se u kerkohet te mbeshtesin perspektiven evropiane te Kosoves, duke ndihmuar ne zhvillimin ekonomik dhe politik te vendit.

Ne rezolute i kerkohet si Kosoves edhe Serbise qe te angazhohen ne dialog per ceshtje me interes te perbashket dhe te kontribuojne per bashkepunimin rajonal. Parlamenti Evropian i ben thirrje Serbise qe te vazhdoje te luaje nje rol konstruktiv, i cili eshte ne perputhje me aspiratat e saj per anetaresimin ne Bashkimin Evropian.

”Marreveshjet kalimtare mes OKB-se dhe qeverise se Serbise duhet te rishqyrtohen, sipas zhvillimeve ne terren, kur EULEX te arrije aftesi te plote vepruese”, thote dokumenti.

Top Channel