Ambasadori i Indonezise ne Serbi, Muhamad Abduh ka deklaruar se vendi i tij mbeshtet integritetin territorial te Serbise dhe se nuk ka ndermend te njohe pavaresine e Kosoves.

“Nuk e kemi ndryshuar qendrimin tone. Ne mbeshtesim rezoluten 1244 te OKB-se qe garanton sovranitetin e Serbise dhe vleresojme se zgjidhja e ceshtjes se Kosoves duhet te jete e pranueshme per te dyja palet”, ka pohuar Abduh.

Me tej diplomati indonezian ka kritikuar veprimet e NATO-s per krijimin e FSK-se, duke theksuar se formimi i nje njesie te tille eshte e panevojshme.

“Krijimi i FSK-se ka si qellim formimin e shtetit te Kosoves. Ndersa nga pikepamja e sigurise kjo eshte nje gje plotesisht e panevojshme, pasi ne Kosove veprojne forcat e UNMIK-ut, KFOR-it dhe EULEX-it”, ka shtuar Abduh.

Top Channel