Cekia: Kushte per funksionimin e plote te EULEX

29/01/2009 14:40

Ministri i Jashtem cek kerkon qe per funksionimin e plote te EULEX, te krijohen kushte.

Gjate fjales se tij para Keshillit te Perhershem te OSBE-se ne Vjene, kryediplomati cek Karel Schwarzenberg, u shpreh se ka nisur puna per permiresimin e marredhenieve mes Serbise dhe EULEX-it dhe per normalizimin e marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves.

Schwarzenberg po ashtu deklaroi se integrimi i Ballkanit Perendimor eshte prioritet i presidences se BE-se, qe aktualisht po mbahet nga vendi i tij.

Top Channel