Australi, babai hedh nga ura vajzen 4-vjecare

29/01/2009 11:15

Ka hedhur nga ura vajzen 4-vjecare dhe ajo ka gjetur vdekjen. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Australi, ku nje baba 35-vjecar ka vrare te bijen, duke e hedhur nga nje lartesi 58 metra.

Vajza eshte nxjerre e gjalle nga uji i lumit Yarra dhe eshte transportuar ne spital, por fatkeqesisht nuk ka mundur te mbijetoje. Babai vrases kishte ndalur makinen e tij ne uren West Gage prane Melburnit dhe me pas e kishte hedhur femijen. Motra dhe vellai i viktimes ndodheshin ne automjet, ne kohen kur ndodhi ngjarja. Nje ore pas tragjedise burri u prangos.

Sipas policise, burri u gjet ne gjendje te renduar mendore, ne rrezik vetevrasjeje. Ai dhe bashkeshortja ishin perfshire ne nje mosmarreveshje te gjate per kujdestarine e femijeve.

Incidenti ndodhi ne nje ore te populluar te mengjesit, ku mbi ure kalonin qindra automjete, por askush nuk ka mundur ta parandaloje aktin e rende.

Top Channel